Për Ne
Ros handmade është një punëtori e cila merret me prodhimin e produkteve që tërësisht janë nga lëkura e lopës e cila është e përpunuar si në kohërat e lashta, futen në lëng pemësh dhe perimesh dhe thahen në diell dhe ky lloj i lëkurës lejon gravimin e figurave të ndryshme. Lyerja gjithashtu bëhet me ngjyra të posaçme por lëkura që përdoret e mpin sa ka nevojë vët kështu që çdo produkt është unik. Gjithashtu edhe qepja bëhet tërësisht me dorë për këtë arsye mund të themi që kjo punëtori merret artizanat.
Gjeneza e kësaj punëtorie rrjedh nga një punëtorie serike në krye me mjeshtrin Veton Jusufi i cili qe 35 vite ka prodhuar shumë çanta në seri të mëdha. Me kyçjen e Vesa Jusufit (vajzës së mjeshtrit Veton Jusufi) të talentuar për dizajn e cila e ka kryer universitetin për dizajn dhe me dizajnet unike të saja ka filluar Ros handmade një punëtori e vogël e cila ekskluzivisht merret me prodhimin e galanterisë së lëkurës si çanta, kuleta,rripa dhe aksesuar të ndryshëm dhe unik.