Ros handmade
Ros handmade është një punëtori e cila merret me prodhimin e produkteve që tërësisht janë nga lëkura e lopës e cila është e përpunuar si në kohërat e lashta, futen në lëng pemësh dhe perimesh dhe thahen në diell dhe ky lloj i lëkurës lejon gravimin e figurave të ndryshme. Lyerja gjithashtu bëhet me ngjyra të posaçme por lëkura që përdoret e mpin sa ka nevojë vet kështu që çdo produkt është unik. Gjithashtu edhe qepja bëhet tërësisht me dorë për këtë arsye mund të themi që kjo punëtori merret me artizanat.
Gjeneza e kësaj punëtorie rrjedh nga një punëtorie serike në krye me mjeshtrin Veton Jusufi i cili qe 35 vite ka prodhuar shumë çanta në seri të mëdha. Me kyçjen e Vesa Jusufit (vajzës së mjeshtrit Veton Jusufi) të talentuar për dizajn e cila e ka kryer universitetin për dizajn dhe me dizajnet unike të saja ka filluar Ros handmade një punëtori e vogël e cila ekskluzivisht merret me prodhimin e galanterisë së lëkurës si çanta, kuleta,rripa dhe aksesuar të ndryshëm dhe unik. Me bashkëngjitjen e mjeshtrit të gravimit Veton Dyla është ngritur niveli i prodhimit final.