Tulipan
Gravura (gdhendja) me kujdes të shtuar e lules tulipan në lëkurë me trashësi 2.8 mm si dhe ngjyra e përzier enkas që të fitohet efekti Antik e bënë këtë çantë që të dallohet nga çantat e tjera.
Çantë femrash e punuar me durim dhe dedikim tërësisht me dorë. Baza është lëkurë lope e quajtur vegjetabël, sepse përpunohet si në kohërat e lashta, zhytet në ujë me perime (kryesisht limon dhe limete) dhe thahet në diell që e bën lëkurën tërësisht bio pa asnjë kemikalje. Gravura bëhet tërësisht me dorë pa asnjë kallëp ose klishe. Qepja bëhet tërësisht me dorë. Lyerja bëhet me dorë, pas së cilës vijnë edhe tri shtresa të tjera me preparate për mirëmbajtje të lëkurës. Kjo çantë është unike, sepse nuk mund të punohen dy ose më shumë të njëjta për arsye se lëkura e thith ngjyrën sa dëshiron vet.