Pema e Jetës
- Dizajn organik dhe pa metale.
- Në dispozicion në ngjyra të ndryshme.
- Përmasat: 23cm i lartë x 24cm i gjerë x 7 i thellë.
Simboli i Pemës së Jetës përfaqëson zhvillimin tonë personal, unik dhe bukurinë individuale. Ashtu si degët e një peme forcohen dhe rriten lart drejt qiellit, edhe ne forcohemi, duke u përpjekur për njohuri, mençuri dhe përvoja më të mëdha ndërsa rrugëtojmë nëpër jetë. Të gjitha pemët fillojnë jetën në të njëjtën mënyrë, megjithatë ndërsa plaken, ato i rezistojnë forcave të natyrës dhe zhvillohen në mënyrat e tyre unike dhe të bukura.
Çantë femrash e punuar me durim dhe dedikim tërësisht me dorë. Baza është lëkurë lope e quajtur vegjetabël, sepse përpunohet si në kohërat e lashta, zhytet në ujë me perime (kryesisht limon dhe limete) dhe thahet në diell që e bën lëkurën tërësisht bio pa asnjë kemikalje. Gravura bëhet tërësisht me dorë pa asnjë kallëp ose klishe. Qepja bëhet tërësisht me dorë. Lyerja bëhet me dorë, pas së cilës vijnë edhe tri shtresa të tjera me preparate për mirëmbajtje të lëkurës. Kjo çantë është unike, sepse nuk mund të punohen dy ose më shumë të njëjta për arsye se lëkura e thith ngjyrën sa dëshiron vet.